Prag Vllaznia-Egnatia. 7 mijë bileta të shitura deri më tash, dominojnë triburat e rezeruara për tifozërinë kuqeblu

Në 12 maj në “Arenën Kombëtare” do të luhet finalja e madhe e “Final 4”, sfida Vllaznia-Egnatia, që do të përcaktojë skuadrën kampione të Shqipërisë për edicionin 2024-2025.

Nga sa mësohet se ka një interes të lartë nga tifozët për të ndjekur këtë përballje në stadium dhe deri më tani janë shitur mbi 7 mijë bileta, ku pjesa më e madhe i takon tribubunëve të rezervuara për titozërinë kuqeblu. Nëse vazhdohet me këto ritme, pritet që “Arena Kombëtare” të jetë e mbushur plot ditën e ndeshjes.

Të dyja klubet u bëjnë thirrje tifozëve respektivë, që të mbështesin skuadrën në ndeshjen vendimtare të sezonit, ndërsa FSHF njofton të gjithë sportdashësit që mund të blejnë bileta përmes kompanisë @t_ticket.al në 𝐞𝐛𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚.𝐚𝐥.

Ndërkohë, për qytetin e Shkodrës, biletat e finales Vllaznia – Egnatia mund t’i gjeni fizikisht tek dyqani Universal! Tribunat për tifozët e Vllaznisë, janë: tribuna N, sektorët W101-W102-W103

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu