Friday, November 28, 2025

Prag Vllaznia-Teuta, Presidenti Xhaferi, thirrje tifozëve për të mbështetur kuqeblutë: “Sa më shumë zhurmë, aq më shumë qetësohemi ne”,-mesazhi për komentet negative të mbylljes së merkatos së Vllaznisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

I njohur për qetësinë e tij karakteristike, por edhe për mesazhet që ai shpesh herë i lëshon përmes postimeve të tij në rrjetet sociale, siç ishte ai paraardhës nga Japonia me shpatën në dorë, Presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi, shfaqet me një tjetër postim:

Sa më shumë zhurmë, aq më shumë qetësohemi ne.

Të premten, të gjithë në stadium — t’u tregojmë kush jemi dhe pse zhurma vjen gjithmonë nga poshtë.

Forca Vllaznia ”

Duke ftuar tifozërinë shkodrane të mbushë stadiumin “Loro Boriçi” në sfidën e së premtes naj Teutës së Durrësit, takim ky i vlefshëm për javën e 13-të të Abissnet Superiore, njëshi i klubit kuqeblu kërkon t’i japë përgjigje zhurmës mediatike rreth lajmit për bllokimin e merkatos së Vllaznisë.

Një çështje që për drejtuesit e klubit kuqeblu është lehtësisht e zgjidhshme dhe që sipas tyre nuk paraqet as më të voglin problem rreth ecurisë normale të klubit dhe skuadrës drejt realizimit të objektivit të saj për fitimin e titullit kampion në fund të sezonit futbollistik 2025-2026.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img