Ballina Futboll Prag Vllaznia-Tirana, Orges Shehi, kërkon ta nis me këmbë të mbarë: Tirana...

Prag Vllaznia-Tirana, Orges Shehi, kërkon ta nis me këmbë të mbarë: Tirana fiton në Shkodër dhe del nga kriza. Sot, ora 19:00, në “Loro Boriçi”

Klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia-Tirana, takim ky i vlefshëm për javën e 26-të të Abissnet Superiore, këtë radhë i gjen dy skuadrat rivale në vite në pozita të kundërta të renditjes. Vllaznia kryesuese me 48 pikë dhe në kërkim të titullit kampion, ndërkohë që bardheblutë në kufijtë e mbjeteses së Superiores, e gjendeu në vendin e parafundit me 21 pikë, një më shumë shumë se Flamurtari i vendit të fundit.

Edhe pse pozitat e Tiranës janë shumë të rënduara, rikthimi në pankinë i trajnerit Orges Shehi shoqërohet me optimizëm në kampin bardheblu. Dhe, kthesen Tirana kërkon ta nis nga Shkodra, kur sot është mysafire në stadiumin “Loro Boriçi”. Një gjë të tillë e shprehu edhe vetë tekniku Shehu, në prononcimin e dhënë për mediet.

Çfarë ju bindi për rikthimin? Të kthehesh këtu ku unë kam shumë histori, është diçka e bukur dhe emocionuese. Nuk është se ishte ndonjë çudi e madhe për t’u bindur, edhe për shkak të asaj çfarë kam kaluar këtu. Jam fokusuar më shumë çfarë më ka dhënë ky klub mua personalisht. E kam bërë me dëshirën më të madhe, ka qenë edhe zgjedhje emocionale.

Është zgjedhje emocionale, pavarësisht se renditja nuk është aty ku i takon këtij klubi. Nuk e kam parë nga pozicioni, por nga emri. Çfarë përfaqëson për mbarë opinionin. Shpresoj që me gjithë strukturat, çunat, të dalim sa më shpejt nga ky pozicion. Nuk kam menduar kurrë çfarë do ndodhë në karrierën time. Jam në klub shumë të madh, nuk besoj se do të humbas.

Aventurë e njëjtë si e para? Pak koicidencë në fakt, nëse herën e parë kam ardhur nga 21-22 janari, edhe këtë vit vij me një muaj diferencë. E lashë para Vllaznisë dhe vij prapë para Vllaznisë. Shpresoj që nesër të jetë dita jonë e mirë, për të marrë atë çfarë dëshirojmë.

Futbolli është sfidë, momentet janë sfida për çdo njeri dhe mendoj se njerëzit që kanë karakter të fortë, marrin sfida të vështira. Është ndeshje e rëndësishme, përballë një kundërshtari historik. Ka pozicion të mirë, por kjo kurrsesi nuk na vendos në atë trysninë që kundërshtari në pozicion më të mirë dhe ne më të dobët. Renditja duhet të fshihet nga mendja jonë, duhet të shohim përpara. Përpara është ndeshja e radhës, do bëjmë maksimumin në çdo ndeshje për të marrë maksimumin e pikëve.

E rëndësishme është që të dalim nga ky pozicion, jo me fjalë, por me punë. Dhe duke pasur edhe motivimin dhe përqëndrimin e duhur të lojtarëve. Me aq sa kam parë këto 2-3 ditë, skuadra kërkon të bëjë mirë, ka cilësinë. Jemi munduar nga ana psikologjike që të punojmë pak, edhe pse ditët janë të pakta.

Shqetësim? Koha është e pakët. Sot është dita e tretë me skuadrën, ndeshja është shumë shpejt. Është nesër. Ne themi për trajnerët që duan kohë, minimumi 6 muaj. Por duke njohur disa lojtarë që kam pasur këtu, duke njohur mentalitetin, rëndësinë, që çdo pjesëtar i klubit i jep kësaj fanelle, besoj se do ta kalojmë edhe këtë vështirësi.

Njohja e ekipit? Unë Tiranën e kam ndjekur, më shumë nga dhjetori e këtej. Në janar ka pasur ndryshime të mëdha. E kam ndjekur nga dhjetori, edhe për shkak të impenjimeve të mia, që kam qenë në klub tjetër dhe nuk kam pasur mundësi ta ndjek. Lojtarët që kanë ardhur, kanë cilësi, por duhet t’i bashkojmë të gjitha bashkë. Nëse një individ, cilësinë e shpreh vetëm për veten ose nuk është unison me tjerët, atëherë këto vlera shuhen. Kjo është pak vështirësia, janë shumë lojtarë që kanë ardhur para shumë pak kohësh. I duhet njohja e njëri-tjetrit.

Kush e fiton kampionatin? Nuk më intereson fare pjesa lart. Më intereson vetëm çfarë duhet të bëjmë ne në fushë. U kam thënë çunave që për ne fillon kampionat i ri, që ka 11 javë. Shpresojmë që këto 11 javë, duke hequr renditjen e kaluar, këto 11 javë të jemi ne të parët.

Unë kam respekt për ata që kanë drejtuar këtu. Unë me gjithë stafin do mundohemi që të bëjmë më të mirën tonë, për t’u ringritur. Tirana ka pasur trajnerë më të mirë se Shehi, klub me shumë histori dhe kampionate. Ne ikim dhe vijmë, por e rëndësishme është të dalim nga kjo situatë. Të mos merremi me jam i katërti apo pesti, apo ai që ka ndejtur pothuajse 3 vjet këtu.

Përmirësim do të thotë, që të bëj analizën çfarë ka kaluar. Nuk dua të merrem me çfarë ka ikur. Këto tre ditë, kur i sheh lojtarët nga brenda, krijon një përshtypje ndryshe nga ajo çfarë ke parë në televizor. Këto tre ditë jemi munduar, që të njohim akoma më shumë njëri-tjetrin. Atë që kam në kokë unë, edhe pse kohë e shkurtër, të mundohemi t’i bindim. Trajneri ka punën më të vështirë që të bindi lojtarët, se çfarë do bëjnë në fushë, më pas të shpresojë që të dali e duhura.

Stërvitja në “Selman Stërmasi”? E kemi bërë edhe dje, për shkak të mbingarkesës që ka “Skënder Halili”. Edhe për shkak të barit natyral sepse luhet në fushë me bar natyral. Dhe për shkak të ngarkesës që kanë pasur lojtarët, për t’i ruajtur nga dëmtimet.

Vllaznia më e mira? Nuk di të them, por rezultatet i japin të drejtë. Kërkon respekt maksimal. ‘Klasikja e Shqipërisë’, gjithmonë ka dhuruar ndeshje të forta, mes dy skuadrave që kanë pasur gjithmonë elementë cilësorë brenda. Meriton respekt për atë që ka bërë dhe vendin që ka.

Ne llogaritë i bëjmë për tre pikë dhe jo për një pikë. Pastaj të bëjmë maksimumin tonë, të dalim nga fusha me idenë që dhamë gjithçka. Të kërkojmë pak nga fati, por nuk kërkohet duke mos bërë asgjë. E rëndësishme të bëjmë maksimumin, pastaj do pranojmë çdo rezultat që prodhon fusha dhe do vazhdojmë ndeshjen tjetër”, tha Orges Shehi.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu