Saturday, November 23, 2024

Prag Vllaznia-Tirana. Trajneri bardheblu, Orges Shehi: E dimë se kë kemi përballë, nuk jemi në presion, do bëjmë maksimumin për të marrë fitoren

Lexo

Tirana do të udhëtojë këtë të shtunë drejt Shkodrës për supersfidën e javës së 30-të të “Abissnet Superiore”, që do të luhet në “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 18:00. Në prag të kësaj sfide, trajneri i bardhebluve, Orges Shehi ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka shpalosur objektivat.

“Nuk jemi nën presion, është një sfidë që interpretohet nga të dyja skuadrat. Do bëjmë maksimumin, pavarësisht se kë kemi përballë. E dimë që na prêt një ndeshje me një rival historik, çfarë ka kaluar ka kaluar tashmë, nuk do të mendojmë për të kaluarën apo për të ardhmen”.

“Vllaznia në këtë sezon është paraqitur me dy tablo, ndryshe luan në transfertë dhe ndryshe në shtëpi. Do të luajmë në një stadium me kushte optimal, tifozët kanë një vlerësim për futbollin, do të jetë një atmosferë e bukur dhe do të tentojmë të marrim maksimumin”.

“Janë dhe shtatë ndeshje në lojë, kur vjen fundi edhe gabimet rikuperohen me vështirësi. Do ia lëmë fushës, fokusi është te e nesërmja. Derbi? Është larg, janë dhe tri ndeshje deri atëherë, fokusi është vetëm te Vllaznia. E ardhmja? Një trajner e merr maksimumin me të gjithë dhe kur bie, bie vetëm. Duam të marrim trofe, nuk dua të mendoj se çfarë do të ndodhë pas 31 majit”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img