Thursday, September 19, 2024

Pragndeshja me Bylisin, Vllaznia miqësore me Tërbunin. Kuqeblutë fitojnë 1-0, bindin lojtarët e stolit

Lexo

Vllaznia B: Jukaj, Brahimi, Pusi, Spahija, Podrimcaku, Sala, Tafili(Maliqi 46’), Çoba, Zaganjori, Dodaj, Matouti. Trajner: Thomas Brdariç

Tërbuni: Tafa, Adios, Beçina, Troshani, Arbana, Emanuel, Leka dhe Laçeja, Kaçubela, Bizi dhe Gjini.(U aktivizuan: Brahja, Veseli, Jahja, Lluka, George, Elezi, Damen, Alillari). Trajner: Sinan Bardhi

Gjyqtarë: Ditmir Grimci, Jetmir Podgorica, Ardit Çobaj(Shkodër)

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së javës së gjashtë të kategorisë Abissnet Superiore ku përballë do të ketë skuadrën ballshiote, Bylis.

Një miqësore që në fakt, tekniku Brdariç e ka kthyer në modë që ta zhvillojë në mesjavë me skuadrat e kategorive më të ulta të futbollit shqiptar, ku shpesh herë është zgjedhur edhe skuadra e Vllaznisë U21.

Qëllimi i këtyre miqësoreve për stafin teknik kuqeblu është mbajtja e skuadrës në tonus, ku vemendja më e madhe është për elementin e stolit që konsumon pak minuta në fushën e lojës për ndeshjet zyrtare.

Pjesë e kësaj miqësoreje ka qënë edhe futbollisti afrikan  Edlin Randy Essang Matouti, me të cilin Klubi i Futbollit Vllaznia kanë firmosur një kontratë trevjeçare. Ai është federuar ditën e fundit të mbylljes së merkatos, ndërkohë që pas prezantimit të parë në miqësoren me ekipin ulqinak Otrant të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, minutat e para zyrtare i mori në sfidën zyrtare të javës së pestë të Abissnet Supëeriore ndaj Teutës së Durrësit ku edhe shënoi një gol, por që sistemi VAR e anuloi për prekje me dorë gjatë aksionit.

Edhe në miqësoren e djeshme përballë Tërbunit të Pukës, afrikani Essang Matouti, paraqiti një formë shumë të mirë sportive, ku jo vetem goli i shënuar që i dha fitoren Vllaznisë B me rezultatin 1 me 0, por edhe loja në përgjithësi e tij është vlerësuar nga trajneri Brdariç.

Vlerësime në këtë miqësore nga stafi teknik morën edhe lojtarët e tjerë të stolit duke dhënë sinjale shumë pozitive për një kontigjent tashmë të përgatitur që është gati për çdo moment të vendimit të trajnerit për të qënë në fushën e lojës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img