Monday, November 25, 2024

Pragndeshja, Vllaznia-Kastrioti. Tekniku Plori vlerëson kundërshtarin dhe kërkon qetësi në skuadër

Lexo

Vllaznia kërkon ta lërë pas ndeshjen e Kupës ndaj Partizanit, edhe pse plolemikat dhe diskutimet rreth anulimit të golit janë të shumta. Një gjë të tillë e thotë në konferencën për shtyp të pragndeshjes, Vllaznia-Kastrioti, takim ky i vlefshëm për javën e 27-të të Kategorisë Superiore, teksa kërkon përqënrim dhe vlerësim maksimal kundërshtarit.

“Nuk është hera e parë kur na japin goditje. Erdhi në një moment kur kishim shumë mungesa. Ndeshja e së hënës duhet vlerësuar, Kastrioti ka bërë mirë dhe nuk ka humbur. Ka pësuar rritje. Lojtarët tanë e kanë vlerësuar këtë ndeshje, nuk është e lehtë.”, tha tekniku Plori, ndërkohë që konfirmoi mungesën sërishmi edhe në këtë ndeshje të kapitenit Gurishta, për të cilin tha se vetëm javës tjetër do jetë gati për nga minuta e parë.

I pyetur për kërkesën në FSHF për gjykimin e ndeshjes me Partizanin Plori, tha:” Unë dua të qetësoj lojtarët, që mos e kenë mendjen te ata. Kam deklaruar pas ndeshjes se duhet ta gjejmë si pikë të fortë për motivim, goli i anulluar mos na bëjë pesimistë, të jemi optimistë për fitore. Këtë vit arbitrat kanë gabuar shumë, kanë qenë flagrante rastet që kanë ndikuar në rezultat. Edhe ne kemi pasur gabime, të punojmë për makimumin.”

Ndërkohë, në lidhje me ndonjë ide të tërheqje të skuadrës nga fusha, si shenjë reagimi ndaj penalizimit të arbitrave, Plori, sqaroi:”Jo, kjo është e fundit. Është një pyetje që nuk më takon ta them. Jemi profesionista dhe na duhen pikët. Nuk kam qejf të merrem me asnjë trajner tjetër, kemi punë për të bërë dhe të përqëndrohemi vetëm në ekipin tonë”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img