Monday, November 25, 2024

Pragndeshja, Vllaznia- NK Siroki Brijeg, kuqeblutë i nënshtrohen testeve Covid 19-të

Lexo

Të enjten, ora 21.00 Vllaznia luan në stadiumin “Loro Boriçi” ndeshjen e kthimit të turit të parë për “Conference League” duke pasur përballë skuadrën boshnjake, NK Siroki Brijeg. Ashtu si edhe në pragndeshjen e parë, në bazë të rregullores së UEFA-s, skuadra kuqeblu, futbollistët, stafi dhe drejtuesit i janë nështruar testeve Covid 19-të. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vete klubi shkodran përmes një njoftimi për shtyp.

“Pasditen e sotme i gjithë ekipi i Vllaznisë, por edhe pjestarët e stafit që do të jenë të angazhuar me organizimin e ndeshjes të së enjtes ndaj NK Siroki Brijeg, kanë kryer testet për COVID-19. Një veprim i tillë është kryer në zbatim të udhëzimeve të protokollit shëndetësor të UEFA-s për ndeshjet e Kupave të Europës. Si rrjedhojë të gjithë pjestarët që do të jenë në zonën A të stadiumit “Loro Boriçi” në ndeshjen që do të luhet të enjten në orën 21.00, iu nënshtruan tamponëve.”, thuhet në informacionin në fjalë përcjellë nga zyra e shtypit e KF Vllaznia.

Kujtojmë që në testet e një javë më parë, i gjithë kontigjenti kuqeblu që ishte i planifikuar të ishte i angazhuar për ndeshjen në fjalë rezultoi OK duke dalë negativ në analizat përkatëse, gjë që një gjë e tillë pritet të jetë edhe për këtë radhë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img