Pragndeshja, Vllaznia-Skënderbeu. Ish kapiteni dhe ish trajneri kuqeblu, Hysen Dedja: “Nuk duhet nënvleftësim kundër korçarëve. Vllazni serioze, gati për gjërë të mëdha”

Është shpallur kampion si lojtar dhe trajner me Vllazninë. Hysen Dedja, një nga figurat e njohura të futbollit shkodran ka dhënë një intervistë së fundmi për “Panorama Sport”.

Ish-mbrojtësi është ndalur tek ecuria e kuqebluve dhe fitorja e fundit kundër Tiranës. Po ashtu, ai thekson në fjalët e tij, që ky mund të jetë viti i duhur, për shkodranët të shpallen kampionë.

Profesor, si ju është dukur Vllaznia këtë kampionat?

Të them të drejtën ekipi nuk ka qenë totalisht i stabilizuar gjatë gjithë këtyre javëve. Shoh një rritje në javët e fundit, më duket sikur skuadra po futet në ritmin e duhur dhe siç thuhet në futboll “po ngroh motorët”. E patjetër që kjo kënaq në Shkodër dhe të gjithë ata që duan Vllazninë.

Ndeshja e radhës me Skënderbeun në Shkodër. Si e mendon Dedja?

Nëse një skuadër do të dalë kampion duhet t’i vlerësojë njësoj gjithë kundërshtarët. Si Partizanin që momentalisht është në krye dhe Bylisin që është në vendin e fundit. Prandaj edhe Vllaznia nuk duhet të nënvlerësojë kundër Skënderbeut dhe të marrë fitoren në shtëpi, ku para publikut shkodran ka detyrën të bëjë mirë gjithmonë.

Endri ÇINARI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu