Thursday, January 8, 2026

Presidenti Duka dhe trajneri Silvinjo, optimist drejt ëndrrës së madhe të Botërorit 2026

Lexo

- Reklamë -spot_img

FSHF njoftoi sot rinovimin e kontratës me trajnerin Silvinjo edhe dy ndihmësve të tij, Zabaleta dhe Dorival. Bie në sy fakti se kontrata me ta është rinovuar vetëm për 6 muaj, deri në korrik të 2026-ës, periudhë që mund ta gjejë Kombëtaren kuqezi në Botëror, nëse kalohet me sukses Play-off-i.

Pas rinovimit të stafit kuqezi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka bërë një postim në faqen e tij, ku shkruan: “Vazhdojmë së bashku drejt ëndrrës së madhe të Botërorit 2026!” Kreu i FSHF-së e ka shoqëruar këtë fjali me një foto bashkë me trajnerin Silvinjo gjatë hedhjes së shortit të Play-off-it.

Në muajin mars kuqezinjtë luajnë sfidën e parë të Play-off-it kundër Polonisë në Varshavë. Nëse kualifikohen, do të diskutojnë një biletë për Botërorin 2026 me fituesin e çiftit Suedi-Ukrainë.

Nëse Shqipëria bën mrekullinë dhe shkon në Botërorin që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, me siguri që kontrata e trajnerit Silvinjo do të rinovohet sërish. Me brazilianin në krye Kombëtarja kuqezi shkoi në Europianin e Gjermanisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img