Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar skuadrën e Vllaznisë për femra, që u shpall kampione e Shqipërisë. Në një mesazh të publikuar në profilin e tij në “Facebook”, Presidenti Duka ka vlerësuar arritjen e vajzave shkodran që rrëmbyen trofeun e 12-të radhazi të kampionati, si dhe uron një paraqitje të shkëlqyer në UEFA Women’s Champions League.
Postimi
Urime Vllaznisë për titullin kampion në Kategorinë Superiore për vajza!
Pas një sezoni të luftuar, vajzat shkodrane ngritën një tjetër trofe dhe uroj një paraqitje sa më pozitive në UEFA Women’s Champions League.
Përgëzime edhe Partizanit të vendit të dytë, që do të marrë pjesë në kualifikueset e UEFA Women’s Europa Cup.
Ne, klubet, të gjithë së bashku, duhet të vazhdojmë të punojmë në rritjen e garës dhe nivelit të futbollit të vajzave në Shqipëri, që është një nga objektivat kryesorë të Federatës së Futbollit.