Monday, November 25, 2024

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, homazhe për ndarjen nga jeta të ish futbollistit dhe trajnerit të madh, Ramazan Rragami

Lexo

Pasi ka marrë pjesë në homazhet e organizuara në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” për ndarjen nga jeta të ish futbollistit dhe trajnerit të madh, Ramazan Rragami, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vlerësuar maksimalisht figurën e Mjeshtrit të Madh të futbollit shqiptar, Ramazan Rragami.

“Nuk mund të mos vija sot në Shkodër për t’i dhënë lamtumirën e fundit, futbollistit legjendë të Vllaznisë dhe Ekipit Kombëtar, trajnerit dhe profesorit të paharruar Ramazan Rragami.

Ndava me familjen e tij të dashur, miqtë, bashkëlojtarët, dashamirësit dhe komunitetin shkodran ngushëllimet më të sinqerta dhe më të ndjera për humbjen e këtij personaliteti, që do të na mungojë të gjithëve dhe me të cilin pata privilegjin të njihesha nga afër.

E kam të vështirë ta kuptoj një vizitë në Shkodër pa e takuar Ramazan Rragamin, po jam i bindur që kjo legjendë si gjithë legjendat do të mbetet gjithmonë në memorien tonë.

Sa herë të kujtojmë atë barazim historik në dhjetor ’67, që skualifikoi nënkampionët e botës do të kujtojmë Ramazan Rragamin dhe shokët e tij të skuadrës, që i dhanë emër dhe famë Shqipërisë në Europë.

Sa herë të kujtojmë arritjet e “Shpresës” tonë do kujtojmë Ramazan Rragamin, arkitektin e kualifikimit të saj në 8-të më të mirat e Europës.

Trashëgimia e tij sportive do të shërbejë përherë si frymëzim për fëmijët dhe të rinjtë, që me punë, pasion dhe dashuri për sportin të mund të bëjnë vepra të mëdha dhe të pavdekshme.

Gjithmonë do ta kujtojmë me dashuri futbollistin dhe trajnerin kampion, por mbi të gjitha do të na mungojë njeriu superkampion i vlerave më të mira qytetare dhe kombëtare.”, tha kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta në pronononcimin e dhënë për mediat e qytetit të Shkodrës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img