Monday, November 25, 2024

Presidenti i UEFA-s Ceferin, 4 orë në Tiranë, takime me Ramën dhe Dukën

Lexo

Vizitë top sekret për rreth 4 orë dhe me pas sërish në rrugën drejt Nyonit. Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin zgjodhi të zhvillonte një vizitë të shkurtër në Tiranë ku për rreth 80 minuta u stacionua në zyrën e Kryeministrit Edi Rama. E kishte bërë të qartë zyra e tij që nuk dëshironte asnjë kontakt me mediat shqiptare apo rrjedhje informacioni, por qëllimi i vizitës së tij në kulmin e polemikave dhe tensionit për zgjedhjet rajonale të Federatës ishte pothuajse i ditur.

Mbërriti në Tiranë me rreth dy orë vonesë dhe për këtë arsye, pas vizitës në Kryeministri, Ceferin dhe presidenti Duka bënë një ndalesë të paparashikuar në protokoll në “Arenën Kombëtare” dhe më pas u zhvendosën në zyrat e FSHF-së ku shefi i UEFA-s  zgjodhi të fliste vetëm për “Assiocated Press”. UEFA tashmë do të dalë me një qëndrim zyrtar, por Ceferin nuk la jashtë vëmendjes as finalen e Ligës së Konferencës, e planifikuar për tu zhvilluar në 25 maj në Tiranë.

Rreth orës 18:00 presidenti i UEFA-s u largua nga Tirana pa folur për qëllimin dhe detajet e vizitës që me siguri do të ketë ndikim në klimën jonormale që po rrethon institucionet e futbollit shqiptar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img