Po zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHF-së. Gjatë fjalës së tij, Drejtori Administrativ, Aldi Topçiu tregoi analizën e bërë në bashkëpunim me Uefa-n dhe rezultatet e dala prej saj.
“Final Four” është konsideruar i suksesshëm dhe do të jetë pjesë e formulës edhe për vazhdimësinë.
Ndonëse mungon akoma zyrtarizimi, duket se edhe sezonin e ri do të përdoret skema aktuale në kampionatin Abissnet Superiore, ku pas përfundimit të sezonit të rregullt do të luhet “Final 4” për të vendosur skuadrën kampione të Shqipërisë.