Lajmi që Migen Memelli do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë nuk është pritur mirë nga ish-futbollisti i shkodranëve, Klodian Duro. Përpara disa ditësh ai ironizoi vendimin që Elvis Plori u emërua si drejtor sportiv në klubin kuqeblu.
Kësaj radhe Duro vendosi që të sulmonte sërish Vllazninë me vendimin për trajnerin pogradecar.
“Teatri ‘Bylis’ prezanton: Doni ma për Belulin? Skenarist: A. Xhaferri. Regjisor: B. Dibra. Drejtori: E. Plori”, shkruante Duro në postimin e tij në rrjetet sociale, duke i quajtur veprimet e Vllaznisë si një teatër.