Monday, September 16, 2024

Pritjes i erdhi fundi, FSHF zbulon zyrtarisht listën me lojtarët e grumbulluar nga Sylvinho për Euro 2024.

Lexo

Portierë:Etrit Berisha,Elhan Kastrati,Simon Simoni,Thomas StrakoshaMbrojtës:Naser Aliji,Arlind Ajeti,Ivan Balliu,Berat Gjimshiti,Elseid Hysaj,Ardian Ismajli,Marash Kumbulla,Enea Mihaj,Mario Mitaj

Mesfushorë:Amir Abrashi,Kristjan Asllani,Nedim Bajrami,Medon Berisha,Klaus Gjasula,Qazim Laçi,Ernest Muçi,Ylber Ramadani

Sulmues:Jasir Asani,Armando Broja,Mirlind Daku,Arbër Hoxha,Rei Manaj,Taulant Seferi

Fill pas publikimit të listës me 27 futbollistë që do të grumbullojë para Europianit, teksa ka pranuar se ka qenë shumë e vështirë që të arrijë në këtë përfundim dhe ka falënderuar të gjithë futbollistët për gatishmërinë e treguar, trajneri Sylvinjë është shprehur:

“Do të doja të falënderojë ata që deri tani kanë bërë rrugëtimin deri këtu. Respekti është për të gjithë ju. Përzgjedhja është bërë me një proces të gjatë studimi mbi karakteristikat që ka ky kompeticion. Është përgjegjësi e trajnerit të bëjë zgjedhjet,por fatkeqësisht nuk mund t’i marr të gjithë. Luajnë për 3 milionë njerëz që jetojnë në Shqipëri dhe mbi 10 milionë në botë. Zgjedhjet kan qenë të vështira. Europiani ka specifike të veçantë. Shkojmë për të zhvilluar vetëm tri ndeshje,është krejt ndryshe nga eliminatoret kur kishim 10 muaj për 8 ndeshje”,tha trajneri para se t’u përgjigjej pyetjeve.”

Në lidhje me lënien jashtë të Uzunit apo Cikalleshit, Sylvinjo, tha:  “Puna në kombëtare është ndryshe nga klubet. Në mars kishim dy miqësore,kombëtarja është e hapur për të gjithë. Në miqësore kemi provuar dy–tre lojtarë,kishim shumë pak kohë për të bërë eksperimente. Jam i bindur se dhoma e zhveshjes do të jetë “ok” qetë,atmosfera do të jetë “ok”. Nuk kaq qenë e lehtë për mua për të bërë këto zgjedhje. Kemi marrë vendime për ta përballuar në mënyrën sa më të mirë të mundshme Evropianin.”

Më tej, duke komentuar zgjedhjet e tij, Sylvinjo shtoi: ”Nuk ka qenë zgjedhje e lehtë për mua dhe për të gjithë lojtarët. Pashë listën e Spanjës, të gjithë janë në vështirësi. Parapëlqej të flas për Abrashin që është i vetmi që ka luajtur në Europian në 2016 na jep përvojën dhe grintën që karakterizon këtë skuadër. Kemi një vit që e ndjekim Medon Berishën,dhe pas një punë të shkëlqyer që po bën që nga U-21 kemi vendosur ta thërrasim. Berisha do ta japë përgjigjen e tij në fushën e lojës.”

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img