Saturday, November 23, 2024

Prizreni, “rrëmben” dy Gjeçajt e basketbollit shkodranë. Bledari dhe Vetoni, firmosin për KB Bashkimi

Lexo

Trajneri i Vllaznisë në basketboll femra, Bledar Gjeçaj dhe djali i tij, Veton Gjeçaj, basketbollisti titullar i Vllaznisë së rriturve të drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi, për sezonin sportiv 2024-2025 nuk do të jenë pjesë e Klubit të Basketbollit Vllaznia.

Për shërbimet e dy Gjeçajve, edhe vitin e kaluar ka pasur një interesim shumë të madh nga ana e Klubit të Basketbollit Bashkimi në Prizren, por këtë radhë, këmbëngulja e tyre ka bërë që ato të bëhen pjesë e klubit të tyre. Njoftimi në fjalë për firmosjen e kontratës së Vetonit si basketbollist dhe Bledarit si zëvendëstrajner i KB Bashkimi është përcjellë zyrtarisht nga klubi prizrenas.

Zyrtare: Veton Gjecaj në KB Bashkimi!

Jemi të lumtur të njoftojmë marrëveshjen me Veton Gjecaj, një talent 19-vjeçar nga Shkodra. Veton luan si small forëard (pozita 3) dhe është 200 cm i gjatë.

Mirë se vjen në shtepin tonë, Veton!

Ëelcome to our home, Veton!

Zyrtare: Bledar Gjecaj ndihmës trajner i skuadrës sonë.

Ju njoftojmë se Bledar Gjecaj i është shtuar shtabit teknik si ndihmës trajner i skuadrës sonë.

Kemi arritur marrëveshje me ish-legjendën e klubit tonë, i cili nga tani do ta marrë përsipër detyrën e ndihmës trajnerit. Ai do të jetë ndihmës shtesë i trajnerit Darko Radulovic për klubin tonë, së bashku me Elbesar Geshtenja.

Bledar, të urojmë mirëseardhje dhe të dëshirojmë fat. 

Për Bledar Gjeçajn, ky është një rikthim në “shtëpi” pasi në periudhën e kampionateve të pas luftës, ai ka qënë pjesë kryesore e këtij klubi si basketbollist duke u konsideruar nga sportdashësit si një legjend e këtij klubi, ndërkohë që tashmë rikthehet në pozicionin e zëvendëstrajnerit. 

Padiskutim, që ky është një lajm shumë i mirë për familjen sportive Gjeçaj, pasi karriera e tyre në kampionatin e basketbollit të Kosovës do të jetë një shtysë më shumë në rritjen e cilësisë së sportive. Por, nga ana tjetër, largimi i tyre lë një boshllëk jo të vogël, qoftë në pozicionin e trajnerit të basketbollit femra të Vllaznisë si dhe në ekipin kuqeblu të basketbollit të rriturve, ku Vetoni sezonin e kaluar ishte titullar.

Sa i përket 19 vjeçarit Veton Gjeçaj, i cili vetëm pak ditë më parë spikati si pikëshënuesi më i mirë i kombëtares U20, shtatlartësia prej dy metrash dhe elementë të tjerë të tij teknik shumë vlerësues, pritet që në sezonin e ri sportiv të jetë në vemendjen e Superligës së basketbollit kosovar.

Ndërkohë që Vetoni do të jetë në fushën e lojës, babai i tij, Bledari do të luajë rolin e zëvendëstrajnerit të këtij klubi përkrah një emri të njohur si Darko Raduloviç, fitues i trofeut në kampionatin e Maqedonisë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img