Wednesday, January 22, 2025

Propozimi i KF Vllaznia për emërtimin e tribunave të “Loro Boriçit”. Kreu i Qarkut Shkodër Ndou, mbështet propozimin në respekt të kollosëve të futbollit shkodran: Sabah Bizi, Ramazan Rragami, Paulin Ndoja dhe Medin Zhega

Lexo

Propozimi zyrtar nga ana e KF Vllaznia për nderimin e kollosëve të futbollit shkodran, Ramazan Rragami, Paulin Ndoja, Medin Zhega dhe Sabah Bizi, ka gjetur menjëherë mbështetjen e drejtueve vendor. Fillimisht, ishte kryebashkiaku Benet Beci, i cili mbështeti propozimin në fjalë, dhe menjëherë pas tij vjen edhe dakordësia e plotë për këtë propozim nga ana e kreut të Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou. Në postimin e tij përmes faqes zyrtare, kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, shkruan:

 “Pasi u njoha me shkresën zyrtare që KF VLLAZNIA ka dorëzuar në Këshillin e Qarkut Shkodër, si Kryetar i Këshillit të Qarkut dhe njëkohësisht Kryetar i Grupit të Këshilltarëve të PS në Bashkinë Shkodër, shpreh dakordësinë e plotë për propozimin e bërë nga KF Vllaznia që katër tribunat e stadiumit “Loro Boriçi” të mbajnë emrat e katër ikonave të futbollit shkodran: Sabah Bizi, Ramazan Rragami, Paulin Ndoja dhe Medin Zhega. Ky është një gjest i denjë që nderon figurat e mëdha të sportit tonë dhe trashëgiminë sportive të qytetit të Shkodrës. Ata nuk janë vetëm legjenda të sportit, por edhe modele frymëzimi për brezat e rinj. ”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img