Thursday, November 21, 2024

Punimet në stadiumin e Gjirokastrës drejt përfundimit. Më 24 nëntor, Luftëtari luan në shtëpi ndaj Delvinës

Lexo

Gjirokastra është një qytet që shquhet për futboll. Ka nxjerrë plot talente e madje ka arritur e deri në turet kualifikuese të Europa League. Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë. Dikur stadiumi gumëzhinte dhe mbushej plot. Në Superiore Luftëtarit ia kishin frikën shumë skuadra. Ishte një transfertë e cilësuar shumë e vështirë. Tani gjirokastritët pas shumë halleve orvaten të gjejnë veten dhe të ngjiten në të Parën.

Tapeti i ri si investim në fokus nga FSHF është inauguruar në foto. Ai duket fantastik dhe në gjendje shumë të mirë. Vendasit pritet të luajnë në shtëpinë e tyre, në qytetin e gurtë, pasi për momentin ndeshjet si vendas i luajnë në Delvinë.

Fotot që vijnë ekskluzivisht për “Veriu Sport” tregojnë momentin kur stadiumi “Gjirokastra” mbushej plotë nga tifozët të cilët ndiqnin ndeshjet e skuadrës së Luftëtarit. Por një tjetër foto ku shihet qartë në kohët e mëparshme ku stadiumi që në atë kohë mbante emrin “Subi Bakiri” ishte totalisht me baltë, aty ku kan luajtur shumë futbollistë si: Çumaku, Seiti, Braho, Kalluci, Boni, Bellai, Grabova, Xhumba, Millo, Lamaj, Haxhi, Hitaj etj.

Stadiumi i parë në Gjirokastër është ndërtuar në vitin e largët 1973 ndërsa në vitin 2009 u bë rikonstruksioni i tij ndërsa sezonet e fundit fusha e stadiumit “Gjirokastra” filloj të degradohej pak nga pak. FSHF dha premtimin se kjo fushë do të bëhej nga e para dhe siç shihet në fotot eksluzive fusha ka mar një pamje krejtësisht tjetër, kjo falë ndërhyrjes së FSHF. Inaugurimi i stadiumit do të bëhet më datë 24 nëntor në ndeshjen Luftëtari-Delvina dhe më pas ekipi i Luftëtarit do të zhvilloj të gjitha ndeshjet si pritëse në këtë stadium.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img