RTSH Sport vazhdon traditën e këtij sezoni futbollistik në përzgjedhjen e formacionit të javës. Për javën e tetë të kategorisë Abissnet Superiore, specialistët dhe analistët e futbollit pranë kësaj redaksie, mes emrave të 11-tëshit të parë kanë fiksuar edhe tre futbollistët e Vllaznisë: portjerin Kristi Qarri, mesfushorin Klinti Qato dhe sulmuesin Kevin Dodaj.
Ja formacion i fitues për javën e tetë të Abissnet Superiore
Në portë qëndron Qarri i Vllaznisë. Mbrojtja përbëhet nga Bytyçi (Partizani), Simeu (Teuta), Preka (Partizani) dhe Meksi (Dinamo). Në mesfushë janë përzgjedhur Dodaj (Vllaznia), Qato (Vllaznia), Aleksi (Egnatia) dhe Zabërgja (Dinamo), ndërsa në sulm është dyshja Nasr (Teuta)- Vuthaj (Egnatia).