Saturday, November 23, 2024

Qatip Osmani: “Humbëm shpirtin luftarak dhe mentalitetin fitues. Kemi lojtarë jashtë forme, mbeten dhe 5 ndeshje për t’u kthyer rezultateve pozitive”

Lexo

Vllaznia është mposhtur nga Laçi në “Loro Boriçi” me rezultatin 1-2. Pas ndeshjes, trajneri i kuqebluve, Qatip Osmani, u shpreh për MCN TV:

“Çdo humbje nuk është e mirë. Sot ishte lojë e ngadaltë, pa dyluftimet. Shumicën i kemi humbur. Në sulm nuk kishim lëvizje. Kishim 4-5 lojtarë që rrinin në vijë, nuk shkëputeshim prej mbrojtjes së kundërshtarit. Shumë pak raste. Pjesa e dytë e njëjta gjë. Pasi morëm golin u munduam me ndërrime të freskojmë sulmin dhe nuk arritëm, rezultati është ky që është.

Them se pauza, përsa i përket freskisë na erdhi mirë. Ndoshta humbja e formës së disa lojtarëve e bën të veten. Nuk kemi shpejtësinë që patëm në periudhën e rezultateve të mira. Humbëm shpirtin luftarak dhe mentalitetin fitues. Mbeten dhe 5 ndeshje për t’u kthyer atyre rezultateve.

E përmenda për lojtarët jashtë forme. 1-2 lojtarë dhe bëhet diçka, por kur janë disa lojtarë është problem.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img