Raste të shumta por pa gola, Bylisi dhe Elbasani ndajnë pikët

Nuk ka fitues në përballjen mes Bylisit dhe Elbasanit duke u ndalur në barazim me rezultatin 1-1 në sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Të dyja ekipet kërkuan më shumë se një gol, por në fund u shpërblyen me nga një pikë.

Pjesa e parë foli më tepër për Elbasanin, që gjeti dhe golin me Tsage. Vendasit nuk ia dolën të lënë shenjë.

Në pjesën e dytë ishte tjetër panoramë. Shumë raste për shënim dhe me Bylisin që jo vetëm barazoi me Berkon, por tentoi përmbysjen.

Mallakastriotët renditen tashmë në vendin e shtatë me një pikë larg zonës së ftohtë, ndërsa Elbasani në vendin e 5-të me 30 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu