Thursday, December 5, 2024

Reflekton Basania-Ekipi, vijon garën në K. K. të Kategorisë së Dytë, por ka një vendim: Drejtuesit ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin Haris Lika

Lexo

Mos bindja e lojtarëve ndaj trajnerit, por dhe ecuria negative e skuadrës së Basanias kan bërë që stafi drejtues të shkarkojë trajnerin Haris Lika 2 javë para mbylljes së fazës së parë të kampionatit të Kategorisë së Dytë.

Lajmerimin e ka bërë të ditur vet skuadra e Basanias ku nëpërmjet postimit në faqen zyrtare të tyre falenderojnë trajnerin Lika për kontributin e tij, gjithashtu bëhet e ditur se ekipi do të drejtohet nga zëvendëstrajneri Erjon Mani.

Gjithashtu klubi që përfaqëson Bushatin bënë me dije se është në monitorimin e të gjitha situatatave dhe ngjarjeve që ndodhin brenda ekipit. Ndërsa sa i përket vijmësis ata njoftojnë se ndeshja e radhës për Basanian është përballja me Ilirinë e Fushë-Krujës që do të luhet në Bushat.

Më poshtë është dhe njoftimi i Basanias në faqen zyrtare të klubit:

Njoftim-Falenderim

-Basania në analizim të ecurisë dhe zhvillimeve të deritanishme,falenderon trajnerin Haris Lika për kontributin dhe përkushtimin në detyren e trajnerit.

-Në dy ndeshjet e mbetura të kësaj faze ekipi do të vijojë nën drejtimin e zvendëstrajnerit Erjon Mani.

-Ndërkohë vijon analizimi i problematikave të hasura brenda radhëve të skuadrës.

-Me këtë rast njoftojmë paraprakisht publikun se ndeshja e radhës është përcaktuar për tu zhvilluar ditën e dielë datë 08.12.2024 ora 13:00.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img