Monday, November 25, 2024

Rejan Alivoda në vemendjen e të gjithëve. Trajneri Taip Piraniqi, krenohet me talentin e dalë nga KF Shkodra

Lexo

Është thënë vazhdimisht, dhe në fakt është mëse e vertetë që Klubi i Futbollit Shkodra, është një vatër e zbulimit dhe e përgatitjes së talenteve të futbollit. Një gjë e tillë është vertetuar me emra të shumtë futbollistësh që kanë dalë nga ky klub dhe sot luajnë në ekipet e Suerligës së futbollit shqiptar, asaj të Kosovës, për të shkuar më tej me ekipe të njohura europiane, si dhe të kombëtares kuqezi.

Futbollisti i radhës, por jo i fundit, pasi “fabrika” KF Shkodra, ka aktualisht edhe shumë e shumë emra të tjerë talentesh në process, është Rejan Alivoda. Futbollisti që pak ditë më parë firmosi për Vllazninë e madhe të drejtuar nga Mirel Josa, ku vlerësimet nga specialistët e futbollit dhe opinion futbolldashës shkodranë, janë me superlativa.

Ndaj, në këtë mes, me të drejtë, Taip Piraniqi, kryetrajneri i KF Shkodra, i cili së bashku me djalin e tij Rudi Piraniqi dhe kolegë të tjerë të stafit teknik, ka një pjesë të madhe të zbulimit, përgatitjes dhe formimit të këtij futbollisti, ka të drejtë të krenohet me Rejan Alivoden. Gjë, të cilën e shpreh në postimin e publikuar në faqen zyrtare të KF Shkodra.

“KF.Shkodra si gjithmonë ka qënë zbuluese e përgatitjes së së talenteve të futbollit në Shkodër. Emrat e shumë futbollistëve që kanë mësuar abc-në e futbollit pranë KF.Shkodra sot po luajnë në disa klube, si brenda e jashtë vendit.

Një ndër ato është dhe Rejan Alivoda i cili këto ditë ka firmosur me KF.Vllaznia.

Rejani e filloj stërvitjen qysh i vogël pranë klubit tonë në moshën 6 vjeçare dhe vazhdoj deri në moshën 15 vjeç.

Ishte një fëmijë me shumë pasion, disiplinë, e me dëshirë për tu stervitur.

Krahas procesit stërvitor ka marrë pjese në kampionatin e moshave në zonën Rajonale të Shkodrës duke fituar, kupa dhe kampionate.

Gjithashtu ka marrë pjesë dhe në aktivitete jashtë vendit, në turne e stervitje siç ishte shkolla e futbollit Barcelona organizuar në Podgoricë në gusht të vitit 2016.

Puna e bërë nga klubi ynë është pasqyruar dhe në faqen zyrtare të FSHF-së që flet edhe për Rejan Alivoden.

KF.Shkodra i uron suksese Rejan Alivodes, sa më shpejt ta shohim në fushen e blertë me Vllazninë e në vazhdimësi me kombëtaren!

Rrugëtimin e Rejanit të KF.Shkodra po e ilustrojme me fotot e mëposhtme.”, shkruan kryetrajneri i KF Shkodra, Taip Piraniqi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img