Laçi ka fituat 3-1 kundër Teutës. Kurbinasit e Vukicevic kaluan në avantazh pas vetëm 12 minutash me Velkoskin.
Pas këtij rasti, Mazrekaj do humbiste mundësinë e golit të dytë, teksa u ndal nga Qirko që priti 11 metërshin. Me shifrat 1-0 u mbyll e para, ndërsa Adeleke për vendasit shënoi golin e qetësisë në të 52 minutë.
Vetëm pesë minuta më vonë, Mazrekaj do korrigjonte shënjestër duke çuar shifrat në 3-0. Teuta u kujtua vonë, teksa Jazxhi në të 66 shkurtoi shifrat në 3-1, me duelin që u mbyll me këtë rezultat. Laçi tregon se është “kockë e fortë” edhe këtë sezon, ndërsa Teuta e Arapit ka nevojë për kolaudim.
Pas ndeshjes për Oversport foli trajneri i Teutës, Renato Arapi.
“Sot u përballëm me një situatë jo të zakontë, nuk kishim lojtarët e afruar në merkato për shkak të dokumentacionit. E patë se nuk luajtëm mirë në pjesën e parë, në të dytën reaguam. Duam mundësi në ndeshjet e tjera, duke pasur të gatshëm edhe afrimet. Çdo ndeshje ta shohim si një finale, të shtojmë agresivitetin. Në Laç nëse nuk ke këtë gjë është e vështirë.
Doja që të kishim më shumë arkime dhe topa të gjatë. Fusha e Laçit është më e vogël se të tjerat dhe kjo ndikon.
Merkato? Në këtë situatë kemi nevojë për lojtarë, kemi kohë që punojmë me djem të rinj. Duhet eksperiencë se është e vështirë, kjo është çështje e klubit.
Besoj se javët që vijnë do bëjmë më mirë, lojtarët që kanë ardhur nuk ishin në dispozicon dhe kjo ka ndikuar”, tha Arapi.