Monday, November 25, 2024

Renditja e FIFA-s, Shqipëria humbet tre vende

Lexo

Duket se humbja e thellë, 5-0 përballë Anglisë vijon të lërë pasoja tek Kombëtarja shqiptare. Kuqezinjtë kanë zbritur me tre vende në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, e azhornuar së fundmi pas përfundimit të kualifikueseve të Botërorit, “Katar 2022”.

Skuadra e Rejës tashmë gjendet në vendin e 66-të, ndërsa vetëm pak kohë më parë ishte e 63-ta. Fitorja ndaj Andorrës 1-0 nuk mjaftoi për të mos humbur pikë në raport me përfaqësueset e vendeve të tjera. Përsa i përket rajonit, bie në sy Maqedonia e Veriut që ka fituar plotë 24.04 pikë dhe renditet e 67-ta, menjëherë pas kuqezinjve tanë.

Përmirësim ka edhe Kosova, pavarësisht humbjes në miqësoren me Jordaninë. Barazimi ndaj Greqisë bëri që Dardanët ta shikojnë veten në vendin e 111-të.

Renditja botërore vijon të kryesohet nga Belgjika, por ka rikuperuar terren edhe Brazili, që gjendet vetëm dy pikë larg. Zhgënjen Italia, që zbret në vendin e gjashtë. Kampionët e Europës rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen në Katar 2022 dhe ky fakt është reflektuar dhe në klasifikim.

Në Top 10 janë Franca e treta, Anglia e katërta, Argjentina e pesta dhe mbyll dhjetëshen Spanja.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img