Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së 22-të në Superiore. Skënderbeu-Vllaznia dhe Dinamo-Partizani ishin ndeshjet që u luajtën ditën e djeshme.
Vllaznia nuk arriti të fitojë përsëri në kampionat dhe nuk arrin të afrohet me skuadrat e renditjes, duke u larguar pak e nga pak nga gara për titull. Shkodranët barazuan 2-2 me Skënderbeun në Korçë, në një sfidë të çmendur. Nikaj ishte ai që kaloi në avantazh Skënderbeun, por Vllaznia përmbysi gjithçka me da Silvën dhe Mustedanagiç autorë të golave. Kur dukej se gjithçka do përfudonte një penallti me polemika e Zguros, vendosi baraspeshën.
Derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizani u mbyll në barazim pa gola. Një ndeshje e luftuar mes dy ekipeve, por që asnjëra nuk arriti të merrte fitoren.
RENDITJA