Sunday, September 8, 2024

Rikard Lekaj dhe Arbis Vjerdha, shkodranët që po udhëheqin Kikboksin shqiptar në nivele të larta ndërkombëtare. Lekaj dy herë kampion Europe dhe Ballkani si sportist dhe trajner!

Lexo

Në vitet 90-të, dy vëllezërit Vjerdhja, Gëzimi dhe Arbisi, ishin  nismëtarë të krijimit të ekipeve të para të arteve marciale në qytetin e Shkodrës, sportit të karatesë dhe të judos, ku ndonëse në kushte aspak komode stërvitore arritën rezultate pozitive.

Ndërkohë, pasioni i Arbis Vjerdhës në vitet në vazhdim do të përqëndrohej në sportin e karatesë, aty ku edhe ai vetë konkuroi në tapet si sportist duke mbërritur deri në nivelin e kampionit të Botës. Ndërkohë, që paralelisht me  Vjerdhën debutoi edhe Rikard Lekaj, një tjetër talent shkodran që bën jehonë më arenën ndërkombëtare, duke përfshirë edhe titut e fituar në kampionatet kombëtare.

Vitet e fundit, Arbis Vjerdha në cilësinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Kikboksit dhe Rikard Lekaj me detyrë trajner, por në të njëjtën kohë edhe garues në ring, janë spostuar në Tiranë, ku po mbajnë peshën e sportit të Kikboksit shqiptar.

Në dy veprimtaritë më të fundit ndërkombëtare, Kampionatin Europian dhe Kampionatin Ballkanik, të zhvilluara në Bosnje Hercegovinë dhe Mal të Zi, kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Rikard Lekaj si trajner Arbis Vjerdha arriti rezultate të larta.

Konkretisht, në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bosnje, shkodrani Rikard Lekaj që krahas funksionit si trajner konkuron edhe si sportist, arriti të shpallej kampion Europe në peshën deri në 71 kg. Këtë sukses Rikard Lekaj, e arriti edhe në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar këto ditë në Malin e Zi, ku Shqipëria u përfaqësua me 16 sportistë.

Ashtu si edhe në Sarajevë, edhe në Podgoricë, Lekaj konkuroi në peshën e tij të preferuar 71 kg duke arritur t’i mposhtë me radhë të gjithë rivalët e tij dhe në fund të meritoi medaljen e artë.

Krahas Rikard Lekajt, medalje të artë në Ballkanidën e Malit të Zi, fitoi edhe Elio Saliaj në peshën -63 kg, kombëtarja kuqezi e kikboksit arriti që të fitonte edhe 11 medalje të tjera, 3 argjendi dhe 8 bronzi.

Konkretisht, Valentin Zefi në peshën -69 kg, Alvaro Manshi në peshën -74 kg dhe Murat Mulkaj në peshën -57 kg fituan medalje argjendi. Ndërsa medalje bronzi regjistruan sportistët Asim Seferi në peshën -57 kg, Amarildo Pino në peshën -63 kg, Endri Nuhaj peshën -69 kg, Edison Llazani në peshën -74 kg, Hyden Çela në peshën -79 kg, Nino Seferi -37 kg për fëmijë, Klejton Daja në peshën -57 kg dhe Endri Cenaliaj në peshën -69 kg.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img