Rikthehet Abissnet Superiore. E gjithë vemendja nesër në “Loro Boriçi” për klasiken, Vllaznia-Tirana

Kryefjala e kësaj jave në kampionatin shqiptar është klasikja e futbollit shqiptar  e cila është parashikuar të zhvillohet ditën e nesërme në orën 17:00, dhe që vë përball me njëra-tjetrën Vllazninë dhe Tiranën në stadiumin “Loro Boriçi”. Një duel mjaft i rëndësishëm dhe që premton spektakël,teksa në fushë do të zbresin dy ekipet më të titulluara në futbollin shqiptar.

Emocionet janë të mëdha në këtë sfidë,e cila prej vitesh tashmë i jep tonin futbollit shqiptar. Në këtë përbalje si bardheblutë ashtu edhe shkodranët vijnë pas humbjeve në javën e fundit,ndërsa bardheblutë nuk e njohin fitoren prej 6 javësh.

Kuqeblutë pas 19 javësh ndodhen në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit,ndërsa bardheblutë jan në vendin e 8-të,në zonën “Play-out”. Kjo e bën që fitorja në Klasiken e Shqipërisë të jetë mëse e detyrueshme për objektivat e dy ekipeve.

Pavarësisht momentit që po kalojnë aktualisht dy ekipet,statistikat e përballjeve direkte thonë diçka tjetër. Në 16 ndeshjet e fundit kryeqytetasit janë superiore ndaj shkodranëve. 8 ndeshje kanë përfunduar në favor të bardhebluve,teksa në 4 takime kanë triumfuar kuqeblutë dhe 4 sfida janë mbyllur në barazim mes tyre.

21 gola jan shënuar nga kryeqytetasit në portën e shkodranëve,ndërsa kuqeblutë ia kanë dalë të gjejnë portën e bardhebluve 17 herë.

Statistikat në tërësi për këtë klasike flasin në favor të Tiranës por kjo Vllazni duket se nuk njeh statistika pasi në sezonet e fundit ka treguar forcë karakteri dhe mbi të gjitha fryma e grupit të lojtarëve ka nxjer në pah dominimin total të Vllaznisë. Ndeshja e nesërme i gjen të dyja skuadrat në pozita të ndryshme ku Vllaznia kërkon pikët për tu ngjitur në majë klasifikimit ndërsa Tirana për të dal nga vorbulla e këtyre javëve. 202 ndeshje në total me një golaverazh që është në favor të Tiranës e cila ka shënuar 271 gola dhe ka pësuar 219. Dhe titujt kampion normalisht jan të Tiranës 26 tituj ndërsa Vllaznia numëron vetëm 9 të tillë,po ashtu dhe Kupa e Shqipërisë flet për bardheblutë të cilët e kan fituar plotë 16 herë ndërsa Vllaznia vetëm 8 herë.

Statistika

Ndeshje në total:202

Fitore Vllaznia:62

Barazime:52

Fitore Tirana:88

Golaverazhi:219-271

Renditja:3-8

Tituj kampion:9-27

Kupa të Shqipërisë:8-16

Fitorja e fundit e Vllaznisë:30 tetor 2024 3-4(Lushnje)

Barazimi i fundit:28 gusht 2024 2-2

Fitorja e fundit e Tiranës:7 tetor 2023 0-1

Arbitri i ndeshjes

Gjithmonë si Tirana dhe Vllaznia jan ankuar për gjykimin dhe për ndeshjen e nesërme përflitet që njëri mes Juxhin Xhajës dhe Enea Jorgjit të jetë bilbili kryesor i kësaj ndeshje, madje nuk përjashtohet mundësia e ndonjë suprize të mundshme ku emra si: Kreshnik Barjamaj, Kreshnik Cjapi, Florjan Lata, Emanuela Rusta, Eldorjan Hamiti, Olsid Ferataj, Laver Alla, Daniel Vrapi, Olsion Yzeiraj apo ndonjë tjetër të gjykoj këtë ndeshje.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu