Thursday, September 19, 2024

Rikthehet Gurishta. Kapiteni, thirrje tifozëve për të mbështetur Vllazninë ndaj Tiranës. Premton fitore për Bajram!

Lexo

Mungoi për arsye kartonash në ndeshjen e kaluar ndaj Kukësit në transfertë, gjë të cilën e ka ndjerë jo pak emocionalisht, por rikthimin për sfidën e nesërme në klasiken kundër Tiranës, e ka pritur me padurim për të dhënë më të mirën e tij në fushën e lojës.

“Nuk isha mësuar ta shikoja nga tribuna. Ishte ndeshja e parë ë mungoja këtë sezon për shkak kartonësh. Gjithsesi rikthehem për ta ndihmuar ekipin dhe për të marrë atë që të gjithë kërkojnë.”, tha Gurishta në prononcimin e tij dhënë gjatë konferencës për shtyp të pragndeshjes.

Duke folur për ndërrimin e stafeve teknike, Gurishta thotë: “Afrimi i trajnerit të ri vjen në një moment që jemi nga fundi i kampionatit. Dhe nuk është e lehtë që vjen një trajneri i ri dhe të fusë idetë e tij te skuadra. Më vjen mirë që ekipi e ka kuptuar idenë e trajnerit për lojën dhe kjo është shumë pozitive, sepse në seanca stërvitore ka shumë optimizëm. Trajneri i ri nuk ka nevojë për më shumë komplimente. Duhet të tregojmë realisht se sa vlen ky trajner.”

Sa i përket diferencës që bardheblutë kanë në krye me 11 pikë më shumë, Gurishta thotë se në të tilla ndeshje nuk shikohet renditja dhe as diferenca e pikëve. “Janë ndeshje që si tifozët në tribunë, si lojtarët në fushë që kanë kënaqësi ta luajnë, është një ndeshje që nuk ka favorit. E vendosin episodet. Ai ekip që gabon më pak e fiton ndeshjen. Nesër nuk do shihen ato 11 pikët diferencë, besoj se është një diferencë shumë e madhe, nesër do e tregoj fusha nëse ajo diferencë është reale apo jo.”, komentoi ai.

Në vijim, Gurishta flet edhe për kundërshtarin: “Tirana është ekipi më i mirë i momentit. Nuk është kot në krye të tabelës. Ka sulmin më të mirë, por realisht ne nuk i kemi frikë. Tre ndeshjet e kaluara kundër Tiranës kemi marrë dy fitore një barazim. Kështu që realisht nuk duhet të kemi frikë, por duhet të futemi në fushë me besim dhe përqendrim. E vetmja zgjidhje është tre-pikëshi. Sigurisht që është një javë vendimtare. Ne kemi objektivat tonë, si në kampionat, si në Kupë. Duhet të realizojmë objektivat minimal që është Kupat e Europës. Duhet ta realizojmë nga kampionati, pastaj është edhe Kupa. Të përfundojmë ndeshjen me Tiranën, pastaj të mendojmë për Kupën.”

Sdida Vllaznia-Tirana, luhet në një ditë festive të kësaj fundjave në atmosferën edhe të festës së Fiter Bajramit. Për këtë, Gurishta, krahas urimit për festën në fjalë, fton tifozët të jenë sa më të shumtë në stadium për të mbështetur Vllazninë në fitoren ndaj Tiranës. “Kërkoj nga tifozët që të vijnë në stadium, sepse ne realisht kemi nevojë për ata. E dinë shumë mirë rëndësinë e ndeshjes dhe uroj që në fund të ndeshjes t’ia shpërblejmë dhe të festojmë.”, tha Gurishta.

Në mbyllje, kapiteni kuqeblu, flet edhe për kontratën e tij që i skadon në fund të majit me mbylljet e sezonit. “Jam shumë i përqendruar te ky kampionat. Të arrijmë objektivat. Është viti i fundit me Vllazninë. Kontrata ime mbaron në maj. Do mbaroj këtë kampionat dhe pas kësaj do ulemi e të flasim”, përfundoi prononcimin e tij për mediat, kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img