Ballina Futboll Rikthehet përballja emocionuese, Vllaznia-Dinamo. Martini përballë Dajes, të shtunën, ora 18:00, për...

Rikthehet përballja emocionuese, Vllaznia-Dinamo. Martini përballë Dajes, të shtunën, ora 18:00, për javën e 29-të të Superiores

Me dy ndeshjet e së dielës, FK Vora-Partizani 2 me 2 dhe ajo e mbrëmjes e luajtur në stadiumin “Air Albania”, mes Dinamos dhe Teutës, ku fitues dolën durrsakët 0 me 1, është mbyllur javë e 28-të e kategorisë Abissnet Superiore.

Një javë e cila pozicionoi nqë krye të tabelës së klasifikimit Vllazninë dhe Elbasanin,  duke kryesuar kampionatin me pikë të barabarta, nga 52, ndërkohë që Egnatia i ndjek me dy pikë më pak si dhe Partizani i katërti me 43 pikë.

Duke lënë pas javën e 28-të, përqëndrimi i kuqebluve tashmë është ndeshjen e radhës, të cilën do ta luajnë në stadiumin “Loro Boriçi” të shtunën e kësaj fundjave duke nisur nga ora 18:00.

Një ndeshje kjo që përpos dëmtimit të Erdenis Gurishtës që mungon prej disa javësh, teknikun Martini e shqetëson jo pak edhe dëmtimi i Lirim Kastratit, i cili pas një përplasje me sulmuesit e Egnatias në ndeshjen e fundit të luajtur të premten e kaluar në Rrogozhinë, u largua nga fusha e lojës në minutën e 44-të të pjesës së parë.

Përballja me Dinamon e kësaj fundjave është disi ndryshe nga ato të mëparshmet, pasi tek blutë e drejtuar nga tekniku Ilir Daja vazhdon prej disa javësh është një krizë rezultatesh, ku e fundit ishte humbja në shtëpi me Teutën, duke bërë që pozitat e Dinamos të dobësohen deri në atë mënyrë, që tashmë e shikojnë veten jashtë zonës së “Final 4” duke u renditur në vendin e pestë, me katër pikë më pak sesa Partizani i vendit të katërt dhe 13 nga Vllaznia kryesuese.

Ndaj, për këtë arsye, sfida e së shtunës pritet me shumë interes, me Vllazninë që kërkon rikonformimin e kryesimit të Superiores dhe Dinamon, që një tjetër humbje në Shkodër do ta fundoste edhe më shumë në renditje.

Çifti në fjalë do të ketë edhe dy përballje shumë të rëndësishme sa i takon Kupës së Shqipërisë, me dy gjysmëfinalet, ku e para luhet me datë 8 prill  në Kryeqytet dhe e dyta në “Loro Boriçi” me 22 prill.

Sa i takon javës së 29-të të Superiores, ajo është e ndarë në tre ditë. Superdueli Egnatia-Elbasani hap garën me takimin e vetëm të ditës së premte, për të vijuar të shtunën, ku krahas duelit Vllaznia-Dinamo, luhen edhe dy çiftet e tjerë, Bylis-Flamurtari dhe Teuta-Partizani, për tu mbyllur të dielën me Tirana-Vora.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu