Tuesday, January 20, 2026

Rinovimi i licencave për trajnerët UEFA PRO, UEFA A, UEFA B dhe UEFA C, njihuni me datat e rinovimit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Drejtoria Teknike në Federatën e Futbollit njofton të gjithë trajnerët se në muajin dhjetor do të nisë procesi i rinovimit të licencave për trajnerët që zotërojnë UEFA PRO, UEFA A, UEFA B dhe UEFA C. Ky proces do të zhvillohet gjatë javës së parë të dhjetorit.

Drejtoria Teknike sqaron se rinovimi i licencave është i detyrueshëm dhe se ato nuk do të jenë më të vlefshme nëse nuk rinovohen.

Për t’u regjistruar, aplikuesit duhet të dërgojnë në adresën drejtoria.edukimit@fshf.al këto dokumente:

  • Fotokopje të ID-së ose pasaportës
  • Fotokopje të licencës
  • Numër kontakti
  • Foto në format dokumenti

Më poshtë do të gjeni datat dhe oraret e rinovimit të licencave:

Rinovimi i licencës UEFA B dhe UEFA C: 3-4 dhjetor, ora 09:00-12:00

Rinovimi i licencës UEFA A: 1-2 dhjetor, ora 13:00-16:00

Rinovimi i licencës UEFA PRO: 1-2 dhjetor, ora 09:00-12:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img