Klubi Futbollit Shkodra vazhdon punën intensive në prag të sezonit të ri futbollistik 2022-2023. Gjatë ditëve të mëparshme, në program kanë qënë seleksionimet sipas grup moshave duke filluar nga kategoria e moshës nga 7 deri 18 vjeç.
Ndërkohë, drejtuesit e Klubit të Futbollit Shkodra, nisur edhe nga vendimet dhe orientimet më të fundit të mbërritura nga sektori i futbollit të moshave në Federatën Shqiptare të moshave, kanë punuar për të plotësuar stafin drejtues me trajner për çdo grup moshë. Në listën e re, të cilën e bën publike vetë Klubi Shkodra bëjnë pjesë emra të njohur dhe me përvojë të futbollit shkodran.
Krahas atyre që kanë shërbyer gjatë vitëve të fundit në stafin e këtij klubi që drejtohet nga kryetrajneri Taip Piraniqi, spikasin edhe trajnerë të tjerë që janë spostuar nga Akademitë e tjera të Shkodrës për të vijuar aktivitetin e tyre pranë klubit Shkodra, mes të cilëve janë edhe trajnerët e mirënjohur, Ismet Hoxha dhe Ersi Çaku.
Më konkretisht, sipas ekipeve dhe kategorive përkatëse, me riorganizimin e ri, trajner i ekipit U-19 është ERSI ÇAKU, trajner U-17 SEMIR GOGAJ, U-13 RUDI PIRANIQI dhe KHALED HOXHA, U-11 ADKET BEQIRI, U-9 ISMET HOXHA, U-7 LUIGJ AGRAJA, FATJON MARKU (Trajner i portjereve).
Një tjetër vendim i rëndësishëm i këtij klubit ka të bëjë edhe me ARBION KOPLIKUN, i cili mbasi drejtoj me sukses ekipin U-17 prej 2 vitesh, tashmë kalon Administrator i KF Shkodra. Ndërkohë, MARCO RAPO është i caktuar Menaxher për Komunikimin, Median dhe Reklamat në KF Shkodra.
TAIP PIRANIQI, themeluesi i KF Shkodra, krahas anës teknike si kryetrajner, është në cilësinë e drejtorit të KF Shkodra. Një rioroganizim i tillë vjen si kërkesë e asaj që të gjitha ekipet e KF Shkodra janë miratuar dhe liçensuar nga ana e FSHF-së, për të konkuruar në kampionatet e ligave profesioniste, çka është një arritje për këtë klub.
Përpos ekipeve të mësipërme, lista e trajnerëve të KF Shkodra pritet të plotësohet në ditët në vazhdim me emrat e trajnerëve të ekipeve U-14 dhe U-15, si dhe ekipi i vajzave të futbollit.
Njoftimi zyrtar i KF Shkodra
Kampionati i moshave U-19,17,15,14,13,kete sezon ka pesuar ndryshime te medha. Komisioni i Licensimit duke u nisur nga niveli,pikezimi e disa kritere te tjera te klubeve e akademive ne Shqiperi ka marre disa vendime per strukturen e kampionatit te moshave te cilat jane miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF. Keto ndryshime jane bere per nje rritje me cilesore te futbollit te moshave per ti sherbyer me shume futbollit ne vendin tone.
Konkretisht ne Shqiperi do te kete 24 ekipe profesioniste, 10 ekipe ne superiore dhe 14 ekipe ne kategorine e pare. Te gjitha ekipet e tjera do jene pjesemarres ne futbollin amator.
Klubi i Futbollit Shkodra duke u nisur nga pikezimi dhe vlersimi qe i eshte bere nga Komisioni i Licensimit i ploteson kriteret duke u licensuar per te marre pjese ne kete sezon futbollistik 2022- 2023 me te gjitha moshat U-19,17,15,14,13 ne 24 skuadrat pjesemarrese profesioniste ne kategorine e pare.
Ky eshte me te vertet nje sukses nje vlersim i punes qe behet e eshte bere nder vite prane KF.Shkodra per formimin e fubollisteve te rinj duke u renditur nder klubet me te mira ne Shqiperi per lojtaret e dale nga KF.Shkodra te cilet sot luajne si brenda e jashte vendit ne nivele te larta.
Edhe bashkepunimi me KF.Vllaznia eshte nje vleresim per ne sepse mbas Vllaznise jemi klubi me pjesemarrjen me te madhe me skuadrat profesioniste me te gjitha moshat.
K F.Shkodra do te punoj si gjithmone per ta justifikuar kete vleresim e te kemi si kriter e objektiv nxjerrjen e sa me shume futbollisteve qe neser te luajne ne nivele te larta.
KF.Shkodra me kto ndryshime eshte i hapur te bashkepunoje me cdo klub e akademi e mirepret cdo femije e te rinj ne klubin tone per tu aktivizuar ne futbollin profesionist.