Drejtoria Teknike në Federatën e Futbollit organizoi një seminar të rëndësishëm në kuadër të kursit për “Drejtor Teknik”, i cili u mbajt në Akademinë e Atalantës, një nga institucionet më të njohura në Europë për zhvillimin e futbollistëve të rinj.
Gjatë seminarit, kursantët patën mundësinë të mësojnë rreth metodave të avancuara të trajnimit dhe menaxhimit të akademive të futbollit, si dhe u angazhuan në diskutime profesionale
Eksperienca e marrë nga ky seminar është jashtëzakonisht e vlefshme për përgatitjen e tyre si drejtorë teknikë, pasi sjell njohuri dhe ide të reja që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit.
Gjithashtu, kursantët u takuan në ambientet e Akademisë së Atalantës me kapitenin e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.
Kjo vizitë gjithashtu forcoi marrëdhëniet mes dy insitucioneve, duke i hapur rrugën bashkëpunimeve të tjera të mundshme në të ardhmen.