NGA FATMIR POPJA
“Situata te AF Elbasani në prag të ndeshjes së kësaj fillim jave është shumë e mir.Aktualisht kemi rikuperuar të gjitha energjitë pas ndeshjes me Laçin. Ata që kanë luajtur më shumë dhe kanë shpenzuar më shumë energji kanë bërë një stërvitje paksa më ndryshe. Këto dy ditët e fundit kemi bërë përgatitjet për ndeshjen me Tiranën”.
“Ne do të shkojmë të luajmë ndeshjen, pa bërë llogari para saj. Është gabim të bësh llogari para një ndeshjeje. Është një ndeshje shumë e ndjerë nga të dyja skuadrat, sidomos nga ana e tifozerisë. Për këtë arsye do të jetë një ndeshje e vështirë, e luftuar, me intensitet të lartë, por jemi gati ta përballojmë këtë sfidë”.
“Pa diskutim që është shenjë e mirë që shënojnë të gjithë, por është e vështrië që pas katër javësh të kesh një golashënues. E rëndësishme është që të krijosh raste për gol, siç e kemi bërë ne gjatë këtyre javëve. Të jemi më konkretë në të gjitha rastet që na dalin”. AF Elbasani luan si një skuadër me pretendime serioze në këtë kampionat i cili shpresoj të jetë plot rivalitet e cilësi.”