Në merkaton verore të këtij sezoni bëri një transferim surprizë duke kaluar tek Sfaksien në kampionatin e Tunizisë. Fjala është për Rubin Hebajn, sulmuesin shkodran, që në një intervistë për “Panorama Sport” ka folur për këtë aventurë. Shtatlarti ka prekur edhe kampionatin shqiptar e po ashtu Vllazninë në veçanti. Gjithashtu, si një “ish” i dy skuadrave ai ndan edhe një mendim për ndeshjen e javës së 10-të mes Vllaznisë dhe Partizanit.
Hebaj, sip o shkon kjo aventurë në Tunizi?
Besoj se ka nisur me këmbën e mbarë. Kam shënuar edhe golin e parë dhe jam I lumtur për këtë. Po përshtatem nga dita në ditë dhe këtu kam gjetur shumë profesionist, që me të vertetë punon fort për tu përmirësuar çdo ditë.
Mund t’ju ndihmojë etapë e karrieres suar për të arritur kombëtaren?
Pse jo! E thashë se kampionati është i fortë dhe nëse bëj mirë e shënoj shumë gola, besoj se do të kem mundësitëe mia për kombëtaren. Por, unë dua të jem i përqëndruar dhe të shënoju sa më shume për të ndihmuar skuadrën në arritjen e fitoreve.
Vllaznia pësoi një humbje në ndeshjen e fundit kundër Laçit. Mund të ndikojë kjo në ecurinë e kuqebluve?
Mungesat që kishte ekipi ndikuan besoj në rezultatin përfundimtar. Por Vllaznia nëse kërkon të dalë kampion duhet të fillojë me të vërtetë ta besojë se mund ta arrijë këtë objektiv. Vetëm ashtu mund të kalojë çdo kundërshtar, me apo pa mungesa, sepse shoh një skuadër me cilësi që di të luajë futboll e të marrë fitore.
Këtë fundjavë luhet Vllaznia-Partizani. Si e parashikoni?
Do të jetë një ndeshje e fortë, me dy ekipe që kanë pretendime madhore. Kam luajtur me të dyja skuadrat, Vllaznia është skuadra ime e zemrës dhe te Partizani u shpalla kampion i vendit. Kam besimin se me kthimin e Balajt, arrijmë te fitorja.
Endri ÇINARI