Wednesday, January 15, 2025

Rubin Hebaj, Vllaznia-Teuta, e fundit me uniformën e Teutës. Destinacioni? Akoma nuk ka pistë zyrtare, por tifozëria shkodrane e mirëpret!

Lexo

Për Rubin Hebajn, djaloshin shkodran që aktualisht është pjesë e formacionit të Teutës, sfida e sotme që luhet në stadiumin “Loro Borici” në mes Vllaznisë vendase dhe Teutës mysafire, është e fundit që shtatlarti simpatik i sulmit bregdetar luan me uniformën e Teutës së Durrësit.

Nga sa bëhet e ditur, kontrata mes Hebajt dhe klubit durrsak përfundon në fund të vitit 2022 duke bërë që ai në janar të jetë futbollist i lirë. Ndaj, minutat e sotme në “Loro Borici” janë jo pak emocionuese për Rubinin, pasi do të jetë në fushë përballë skuadrës së qytetit të tij, aty ku u lind dhe u rrit si futbollist, por nga ana tjetër edhe si ndeshja e fundit për të me bregdetarët.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Hebaj, djali i ish futbollistit të Vllaznisë, Ritvan Hebaj, luan kundra skuadrës së zemrës. Madje, në përballjet e mëparshme, ai ka arritur ti shënojë sistematikisht Vllaznisë për ngjyrat durrsake.

A do të ndodhë sot një gjë e tillë? Një gol në “Loro Borici” me firmën e Hebajt në ndeshjen e fundit si futbollist i Teutës do të shërbente si një konfirmim i vlerave të tij më të mira që nuk ka kursyer të japër për formacionin durrsak.

Megjithatë, miqtë e tij shprehin dëshirën që Rubini të shënojë sot në “Loro Borici” kundra Vllaznisë, por në fund rezultati  të jetë në favor të Vllaznisë, ku sipas tyre, idealja do të ishte, 2 me 1 për kuqeblutë.

Ndërkohë, sa i përket vazhdimësisë se ku do të jetë e ardhmja e Rubin Hebajt pas ndërrimit të viteve, kjo akoma nuk ka një saktësi. E sigurt është që Hebaj e mbyll me Teutën në këtë fundviti, ndërkohë që ofertat ndaj tij janë të shumta, brenda dhe jashtë vendit, por deri më tani asgjë nuk është vendosur.

Njëra nga pistat thuhet se është edhe ajo e Vllaznisë, ku sidomos në opinionin e tifozërisë kuqeblu Hebaj gëzon respekt dhe simpati, aq më tepër kur edhe reparti i sulmit është në kërkim të një lojtari-gol, sic mund të jetë Hebaj.

Nga sa bëhet e ditur, menjëherë pas ndeshjes, Vllaznia-Teuta, një ditë pas saj, Hebaj do të fluturojë së bashku me familjen e tij drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kaluar disa ditë pushimi, dhe pas kthimit në Shqipëri do të mësohet destinacioni i tij për vazhdimin e karrieres sportive.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img