Sunday, July 6, 2025

Samuel Nikaj merr drejtimin e Burrelit. Trajneri shkodran, njihet si ekspert në ngjitjen e ekipeve një kategori më lart. Të njëjtin objektiv ka edhe me matjanët

Lexo

Samuel Nikaj rikthehet në futbollin shqiptar. Pas aventurës 1 vjeçare në futbollin kosovar, ku drejtoi skuadrën e Prizrenit, tekniku shkodran ka arritur akordin për të drejtuar skuadrën e Burrelit në Kategorinë e Parë.

Nikaj do të fillojë punë zyrtarisht me datë 10 korrik me futbollistët. I vetmi lojtar  që është larguar zyrtarisht nga matjanët është Florenc Farruku.

47-vjeçari ka një përvojë të pasur në ngjitjen e ekipeve një kategori më lart, teksa sukseset nuk i kanë munguar me skuadra si Flamurtari i Prishtinës, Vushtria, Kastrioti, Pogradeci dhe Prizreni së fundmi. Tashmë me afrimin e Samuel Nikajt në pankinë, Burreli në ditët në vijim pritet të shpallë edhe synimet që ka për sezonin e ri.

Vlen të theksohet fakti se Nikaj e drejtoi Burrelin edhe në sezonin 2021-2022, ku matjanët ishin ndër skuadrat pretendente që synuan ngjitjen në elitë, por pa ia dalë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img