Thursday, November 14, 2024

Saranda krenohet me sportin e notit. Një trashëgimi dhe kampionë që shkëlqejnë

Lexo

Saranda ka prodhuar disa nga notarët më të talentuar dhe të suksesshëm në Shqipëri,duke lënë pas një trashëgimi të pasur në sportin e notit. Këta sportistë, me përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm,kan shënuar rekorde dhe kan ngritur flamurin e qytetit në arenat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Një nga emrat më të njohur në këtë fushë është Idriz Muço,i cili është njohur si kampioni i 50 rekordeve dhe ka bërë histori duke kaluar lumin Jance,duke u bërë notari i parë shqiptar që realizoi këtë arritje pas Mao Ce Dunit. Muço ka qenë një pionier në sportin e notit dhe një inspirim për shumë notarë të rinj.

Një tjetër emër që ka lënë gjurmë të thella është Aleko Bala,një tjetër legjendë e notit në Sarandë. Ai dhe Ledian Andoni,Joni Shalari,Genti Deraj dhe Altin Seferi kan krijuar një grup të elitës që ka ngritur nivelin e sportit të notit në këtë qytet,duke u bërë kampionë në gara kombëtare.

Maksi Kosta,Gentian Thomagjini dhe Noti Llambraqi,i njohur për bukurinë dhe gjallërinë e tij që ndriçoi vitet 50,kan qenë gjithashtu pjesë e këtij rrugëtimi të suksesshëm. Noti Llambraqi,i cili bëri not që fëmijë dhe nisi garat në moshën 15-vjeçare,është një shembull i pasionit dhe i përkushtimit të madh për këtë sport.

Një tjetër talent që ka briluar në notin shqiptar është Ronaldo Serjani,i njohur për stilin e tij flutur dhe për thyerjen e rekordeve kombëtare. Trajneri i tij,Edi Vasi,e ka quajtur “Flutura që fluturon mbi ujë”,duke vlerësuar aftësitë dhe teknikën e tij të lartë.

Myrteza Didati ka qenë një notar i jashtëzakonshëm dhe një trajnues i shkelqyer. Ai ka shkruar histori ne notin shaiptar,duke lënë pas një trashegimi të qëndrueshme dhe të fortë në këtë sport.

Shume nga notarët dhe kampionet e sotëm kan kaluar përmes duarve të tij,duke përfituar nga pervoja dhe njohurit e tij të thella. Didati ka instaluar një disiplinë të fortë dhe ka formuar kampionë që kan perfaqësuar Shipërinë me krenari në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare.

Figura të tjera si Shpëtim Kote,një nga notarët më të dalluar dhe model në Shqipëri,kan dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e këtij sporti dhe në frymëzimin e breza të rinjsh që e shohin notin si një mundësi për të arritur majat, pa harruar notaret e fisit Zhupa!

Ky është një mozaik brezash dhe arritjesh të pafundme, ku çdo notar ka kontribuar për ta bërë Sarandën një qytet të njohur për sukseset në not. Me përkushtim dhe pasion të palodhur, këta kampionë kanë lënë një trashëgimi të shëndoshë dhe një flamur të lartë për qytetin e Sarandës.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img