Sunday, December 22, 2024

Seleksionimet e FSHF-së: Talente të Reja nga Katër Breza Futbollistësh

Lexo

Më 4, 5, 7 dhe 10 dhjetor, Federata e Futbollit (FSHF) hapi dyert për të gjithë futbollistët shqiptarë të lindur në vitet 2007, 2008, 2009 dhe 2010. Djemtë me origjinë shqiptare, të lindur dhe rritur në shtete të ndryshme të Europës dhe botës, u bënë pjesë e seleksionimeve të organizuara nga Federata.

Të rinjtë kuqezi u aktivizuan në ndeshjet e zhvilluara në “Shtëpinë e Futbollit” dhe u vëzhguan nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave, stafi i Drejtorisë Teknike dhe përgjegjësi i skautizmit në FSHF, Ardi Behari.

Nën praninë e familjarëve dhe miqve të tyre, këta talente kuqezi, zemra e të cilëve rreh për Shqipërinë, patën mundësinë të tregonin aftësitë e tyre në testet fizike dhe ndeshjet miqësore të zhvilluara mes tyre.

Mbi 550 futbollistë të rinj aplikuan për të qenë pjesë e këtij “Open Stage”, nga vitlindja 2007, 2008, 2009 dhe 2010.

Interesi për këtë proces seleksionimi ka qenë i jashtëzakonshëm dhe tashmë grupi i punës i FSHF-së ka përpara një detyrë të vështirë për të përzgjedhur elementët më të mirë nga këto grupmosha. Stërvitjet dhe ndeshjet miqësore janë xhiruar, ndërsa skuadra e punës kuqezi do të analizojë performancën e futbollistëve të rinj.

Përveç vëzhgimeve dhe analizës së kryer gjatë ditëve të seleksionimeve, këta futbollistë do të vazhdojnë të ndiqen në klubet e tyre nga skautët e FSHF-së, të cilët operojnë në të gjithë Europën dhe botën.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img