Olimpic Shkodra 1 dhe Bulqiza 2, është rezultati i ndeshjes së vlefshme për Javën e 12-të të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e tretë, grupi A.
Një paraqitje zhgënjyese e kësaj skuadre kur kemi parasysh se në 12-të javë kampionat, bilanci është një fitore dhe 11-të humbje, duke qënë e fundit në tabelën e klasifikimit.
Formimi i këtij klubi dhe pjesëmarrja e menjëhershme në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Tretë, u prit me interes për opinionin sportiv shkodran.
Por, edhe pse në njoftimet zyrtare, në drejtimin e klubit dhe atë të stafit teknik, spikasnin emra presidentësh si dhe trajnerësh të njohur në arenën ndërkombëtare, përtej pritshmërisë, skuadra nuk dha asgjë në fushën e lojës duke regjistruar rezultate negative.
Madje, edhe për atë, që përkundër asaj që për brezin e futbollistëve shkodranë që nuk gjejnë hapësira në ekipin e parë, do t’i krijohej mundësia e aktivizimit në këtë klub, një gjë e tillë, pak u vu re.
Në të tilla kushte, ndërkohë që në fillesat e ndërtimit të klubit pretendohej se Olimpic Shkodra do të ishte një klub që pretendonte ngjitjen në kategorinë e dytë, me vetëm 3 pikë në tabelën e klasifikimit, duket se ky pozicion do ta shoqërojë deri në fund të sezonit futbollistik duke lënë një shije aspak të mirë në opinionin sportiv.