Dita e sotme flet bindshëm shqip në Ligën e Konferencës ku nis turi i parë eliminator i për edicionin e ri, 2023-2024, dhe ne fushën e blertë do të zbresin plot 7 skuadrat shqiptare, duke nisur ora 17:00, e deri ne ora 20:45. Vetëm dy nga këto shtatë ndeshjet që do të luhen sot do të transmetohen drejtëpërdrejtë për shikuesit përmes ekranit të “MCN”.
Ndeshja e parë do të jetë ajo mes Tiranës dhe Dinamo Batum që starton në 20:00, ndërsa Egnatia luan në transfertë me Ararat Armenia në transfertë. Kjo sfidë do të startojë në orën 17:00.