Friday, September 20, 2024

Sfida me Laçin në “Loro Boriçi”, dy rikthime dhe një mungesë të Vllaznia

Lexo

Vllaznia do të luajë ditën e shtunë sfidën e javës së 28-të të Superligës. Takimi do të zhvillohet në “Loro Boriçi” dhe do të nisë në orën 16:45. Pas humbjes nga Kastrioti, skuadra shkodrane kërkon rikthimin të fitorja për të mos thelluar akoma më shumë krizën e rezultateve.

Për këtë takim, trajneri Plori do të ketë dy rikthime dhe një mungesë. Darko Bulatovic do të rikthehet si titullar dhe do të marrë vendin e Diagne në qendër të mbrojtjes pasi senegalezi ka plotësuar numrin e kartonave dhe është i pezulluar për ndeshjen me Laçin. Një tjetër rikthim i rëndësishëm në kampin shkodran do të jetë edhe Erdenis Gurishta.

Kapiteni mungon që nga sfida me Partizanin në kampionat, ndërsa tani ka lënë pas dëmtimin dhe pritet të jetë nga minuta e parë në sfidën e së shtunës ndaj Laçit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img