Është mbyllur në barazim pa gola 0-0 ndeshja Laçi-Bylis, që hapi javën e tretë të Abissnet Superiore.
Kurbinasit kanë qenë më kërkues, por pa arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës. Rastet gjatë ndeshjes ishin të pakta dhe asnjë nga skuadrat nuk ia doli që të shënonte.
Në këtë mënyrë, Laçi dhe Bylis marrin nga 1 pikë. Bylis shkon në kuotën e 4 pikëve, ndërsa kurbinasit nuk e kanë shijuar ende fitoren dhe mbeten në kuotën e 2 pikëve.