Sfida mes Tiranës dhe Vllaznisë nuk kishte shumë histori, pasi shkodranët fitojnë takimin me rezultatin 4-3. Shkodranët e zgjidhin shumë shpejt ndeshjen ku brenda 34 minutave të para kaluan në avantazh të trefishtë.
Sulmuesi i shkodranëve, Bekim Balaj, shënoi dopietë, që shtroi dhe rrugën drejt fitores. Pas ndeshjes, ai u shpreh:
“Sigurisht për mua është gjithmonë e rëndësishme të shënoj, sa më shumë të shënoj aq më mirë është pasi si sulmues golat janë të rëndësishëm. Por që më e rëndësishme gjithmonë janë pikët dhe fitorja e skuadrës. Arrita të shënoj, të marrim 3 pikët me shumë vlerë, perfekte për ne.
Nuk kam bërë përzgjedhje kujt i shënoj, por derbi i Shqipërisë është një ndeshje më e luftuar. Golat janë të njëjtë për mua, si me Tiranën dhe ndonjë ekip tjetër.
Me Malën jo vetëm unë, por çdo lojtar mund të gjehet mirë. Ai është një lojtar punëtor, që krijon hapësira, shërben për sulmuesin, më vjen mirë që dhe shënon dhe golat e tij reflektohen në pikë për skuadrën”, u shpreh Balaj.