Shënoi dygolësh ndaj Andorrës, Rei Manaj: Ma Asllanin kuptohem shumë mirë në fushë, ëndrra jonë është Botërori!

Rei Manaj ishte autori i dopietës ndaj Andorrës, në triumfin 3 me 0 që kuqezinjtë regjistruan në shtëpi. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, sulmuesi lushnjar u shpreh tepër i lumtur për paraqitjen e tij, ku ndër të tjera u shpreh:

“Me Asllanin gjendemi në fushë, patëm edhe 2-3 raste të tjera, kemi një komunikim të mirë dhe njihemi në fushë. Unë shpresoj gjithmonë të vazhdoj me këtë rritëm. Ndaj Anglisë ishin lojtarët më të mirë në botë, zhvilluam një ndeshje të mirë, edhe sot ishte një ndeshje e vështirë, është e vështirë t’i çash kur janë 10 veta mbas topit.  

Trajneri gjithmonë kërkon që të fitojmë kur futemi në fushë. Tani do të ikim me fitore me pushime deri në qershor. Shumë ekipe kanë çaluar me Andorrën. Sot e menaxhuam situatën mirë, jam i kënaqur për të gjithë çunat, për rikthimin e Brojës, për Hoxhën që luajti nga fillimi, për Uzunin që shënoi, për të gjithë. As në klub dhe as në Kombëtare, nuk duhet të ketë rival. Uroj që të shënojë sa më shumë gola Broja, rëndësi ka që Kombëtarja të eci dhe të fitojmë ndeshjet.  

Të gjithë e kemi si ëndërr që të shkojmë në Botëror. Duhet të shikojmë ndeshjet e radhës”, deklaroi Manaj për “Supersport”.  

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu