Konsiderohet si futbollisti më i rëndësishëm i Vllaznisë, dhe këtë Liridon Latifi përpiqet që t’ia shpërblejë skuadrës me lojë sa më të mirë, por edhe me gola, siç ishte edhe ndeshja e sotme e zhvilluar në Elbasan, ku me golin e tij i dha barazimin Vllaznisë. Megjithatë, jo gjithçka shkuar si duhet me Latifin, kur kemi parasysh incidentin e ndodhur në Rrogozhinë, në ndeshjen Egnatia-Vllaznia me reagimin e tij publik ndaj trajnerit Brdriç gjatë zëvendësimit në fushën e lojës. Për të gjitha këto, Latifi flet pas ndeshjes, Teuta-Vllaznia e mbyllur në barazim 1-1.
“Këtë vit kemi një grup të mirë dhe të bashkuar, kjo na bën që të ecim mirë. Mund të bënim më mirë por nuk kemi pasur fat. Gjithmonë kalojmë kohën bashkë si skuadër, për sa i përket Da Silvës dhe Aranicës kemi një marrëdhënie të mire dhe kënaqemi shume. Sa i përket incidentit në ndeshjen me Egnatian, i kërkova falje pas ndeshjes sepse nuk është në karakterin tim të bëj atë sjellje. Dola nga vetja, por gjithçka është kthyer në normalitet.
Nëse krahasojmë periudhën kur kam qenë tek Skënderbeu , nuk e di çfarë të them. Atje kemi pasur lojtar me kualitet shumë të lartë, lojtar me eksperiencë të madhe si Shehu për shembull. Aktualisht si Vllazni, çdo lojë qe po bëjmë po tregojmë qe jemi stabil dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm. Mendoj qe Tirana është më e rrezikshme”, tha në prononcimin e dhënë pas ndeshjes me Teutën, sulmuesi kuqeblu, Liridon Latifi.