Sunday, November 24, 2024

Shishja nga tribuna e “Loro Boriçit” ndaj gjyqtarit Lata, 50 mijë lekë gjobë për Vllazninë nga Disiplina

Lexo

Edhe pse ka qënë një ndeshje me plot ritëm, luftë të fortë sportive, por hera herës edhe e ashpër, me karton të verdhë, deri edhe në kartonin e kuq të Krymit, sfida Vllaznia-Partizani ka qënë përgjithësisht një përballje korrekte, në fushë dhe në tribuna. I vetmi momenti që ia prishi disi bukurinë kësaj ndeshje, ishte ajo shishe e hedhur në fushë nga tribuna e stadiumit “Loro Boriçi” që përfundoi në dorën e arbitrit Florian Sata duke bërë që t’i binte edhe bilbili nga dora. Ishte momenti kur gjyqtari Sata po komunikonte me futbollistin kuqeblu, Ardit Hoxhaj që po vuante një dëmtim të marrë pas përplasjes me një futbollist kundërshtar dhe publiku kishte rezervat e tij për mosndalimin e lojës. Pikërisht, ky moment ka marrë vemendjen e Komisionit të Disiplinës, i cili e ka dënuar me 50 mijë lekë gjobë.

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Vendimet e tjera të Komisionit të Displinës për këtë javë, janë këto:

  1. KF Turbina U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Egnatia U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 29/1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
    3. FC Besa U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.
    4. FC Besa U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.
    5. Zyrtari i KF Tirana U-19, Adrian Bekteshi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    6. Lojtari i SHS Përmeti, Joan Sanxhaku, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    7. Lojtari i Iliria U-19, Ledjo Daci, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    8. KF Klosi U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër Tirana B U-19, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
    9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Vllaznia U-17, Eskid Lumci, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img