Tuesday, November 26, 2024

Shkarkimi i Orges Shehit nga drejtimi i Tiranës, tekniku durrsak sqaron situatën në fjalë: “Shkova si zakonisht në stërvitje, në dhomat e zhveshjes drejtori Osmani më njoftoi me gojë dhe më pas me shkrim vendimin. Nuk kam parakontratë dhe as marrëveshje paraprake me snjë klub.”

Lexo

Situatë konfuze në klubin e Tiranës. Komunikata e fundit bënte me dije se klubi bardheblu  nuk e kishte shkarkuar, por e ka pezulluar trajnerin Orges Shehi. Permes nje njoftimi ne kanalin zyrtar, nenkampionet njoftonin se durrsaku do te jete ne kontrate deri ne fund te ketij edicioni futbollistik.

Vete trajneri Orges Shehi, sqaron se kishte shkuar ne seancen e radhes stervitore sikurse ishte programuar, ishte bere gati per te stervitur lojtaret, por aty ishte njoftuar nga drejtori Tefik Osmani se presidenca kishte vendosur ta shkarkonte.

“Situata eshte shume e thjeshte. Une sot isha ne stervitje te Tirana. U nderrova, u bera gati dhe aty ne dhomat e zhveshjes,vjen drejtori i cili me tha qe jam shkarkuar. E pranova vendimin sepse profesioni yne i ka keto gjera, por ia kerkova dhe me shkrim. Ma sollen edhe me shkrim qe isha shkarkuar dhe dola jashte te takoja lojtaret. U pershendeta me ta dhe vijova punen time”, tregon fillimisht ai duke u ndalur me pas te deklarata e klubit te Tiranes.

“Une jam habitur nga ajo komunikate. Une nuk mund te futem ne fushen e juriprudences per te kuptuar termat juridike te perdorur nga Tirana. Por, sot mua me njoftuan me goje dhe me shkrim qe isha i shkarkuar”, shton me tej ai.

Ne fund tregon kontraten me Tiranen: “Kam pas firmosur nje kontrate me Tiranen deri ne daten 31 maj. Nuk ka pasur asnje lloj kushti per pezullim pasi une nuk jam subjekt i thyerjes se Disiplines apo Etikes Sportive”, shprehet i habitur Shehi qe nuk mjaftohet me kaq, por i jep fund te gjitha zerave te perfolur.

“Jam Orges Shehi dhe do e respektoja deri ne fund kontraten me Tiranen. Asgje çfare thuhet dhe shkruhet nuk eshte e vertete. Nuk kam as parakontrate dhe asnje mareveshje paraprake me asnje klub ne Shqiperi apo jashte vendit”, perfundoi  Shehi.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img