Shkëmbi: “Nuk e meritonim këtë humbje. Nuk jemi dorëzuar, edhe në ndeshjen e fundit do të bëjmë mirë, shpresoj që fatin të kemi me vete”

Tirana u mposht nga Teuta në shtëpi me rezultatin 1-0. Trajneri i Tiranës Bledi Shkëmbi doli në prononcim për mediat në fund të takimit.

“I bëmë llogaritë, fola në dhomat e zhveshjes me lojtarët, nuk meritonin të humbnin për atë çka dhanë në fushën. Është finalja e fundit, që ne mund t’i japim mundësi vetes për të qëndruar në Superiore. Na pret një javë shumë e vështirë psikologjike.

Duhet të tregojmë karakter dhe besim për të fituar javën e fundit.  Deri te penalltia bëmë lojë goxha të mirë, meritonim të shënonim gol. Fituam një penallti duke luajtur shumë mirë. Në momentin e humbjes së penalltisë, nga ana psikologjike u bllokuam. Dukeshin lojtarët në fytyrë që diçka nuk shkonte, pas humbjes të penalltisë. Ndonjëherë me fjalë nga jashtë nuk mund të ndihmosh dhe të ndryshosh gjë.  

Jam i mërzitur sepse nuk e meritonim këtë humbje. Nga gabimet tona jemi në këtë pozicion. Nuk jemi dorëzuar, deri tani çdo gjë e kemi bërë me djersë dhe drejtë. Edhe në ndeshjen e fundit do të bëjmë mirë, shpresoj që fatin të kemi me vete, sepse sot nuk patëm fatin”, u shpreh Shkëmbi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu