Thursday, September 19, 2024

Shkodër-Pukë, marrëdhëniet e mira Xhaferi dhe Gjoni, gati huazimet kuqeblu tek Tërbuni

Lexo

Shkodra dhe Puka, si dy qytete të të njëjtit qark, ka vite që bashkëpunojnë në shumë fusha, mes të cilave natyrisht që sporti dhe sidomos futbolli ka zënë një vend të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe. Me fanelën e Tërbunit të Pukës prej vitesh vazhdojnë të luajnë shumë futbollistë shkodranë. Traditë, kjo që falë marrëdhënies shumë të mirë që ekziston mes drejtuesve të sportit vazhdon të jetë e pranishme.

Presidenti kuqeblu, Alban Xhaferi dhe kryebashkiaku pukjan, Gjon Gjonaj janë parë shpesh herë në shoqërinë e njëri tjetrit, jo vetëm duke mundësuar luajtjen e futbollistëve shkodranë në Pukë, por edhe në aspekte markentingu, kur uji “Qafë Mali” i Pukës është një nga reklamat më të spikatura në pistën e “Loro Boriçit”.

Ndërkohë, së fundmi, një takim tjetër mes kreut të presidencës së Vllaznisë Alban Xhaferi dhe drejtorit teknik të Tërbunit, Viktor Gjoni, me praninë edhe të stafeve të tyre teknike ka qënë kryefjala e një bashkëpunimi tjetër në vazhdim për pjesën e dytë të sezonit futbollistik.

Nga sa bëhet e ditur, Xhaferi dhe Gjoni, Plori dhe Beqiri, si dhe shefi i klubit të Tërbunit, kanë folur konkretisht për huazimin e futbollistë të rinjë shkodranë që për momentin nuk janë në planet e skuadrës së parë.

“Ne kemi filluar punën pa mbyllur sezonin, kemi piketuar disa lojtarë dhe mendoj që do të kemi rreth 4-5 lojtarë të rinj. Do të kem takime me presidentin e Vllaznisë për të diskutuar mundësi bashkëpunimi me Vllazninë.”, do të shprehej drejtori teknik i Tërbunit, Viktor Gjoni në një prononcim për Veriu Sport.

Ndërkohë, vetë presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi e përforcon edhe më shumë idenë e bashkëpunimit nëpërmjet huazimit të futbollistëve kuqeblu për llogari të Tërbunit.

“Huazimi është një opsion i mirë, gjithmonë për të optimizuar edhe përformancën e disa lojtarëve që nuk kanë hapësira për momentin të aktivizohen tek Vllaznia. Tërbuni i Pukës është një preference e jona duke pasë parasysh edhe afërsinë dhe dëshirën për ta ndihuam këtë skuadër që të ecë përpara. Por, duhet theksuar edhe diçka tjetër, sepse shumica e lojtarëve preferojnë të luajnë në Kategorinë Superiore për vetë mundësinë që mund t’i ofrohet në të ardhmen. Kështu që i kemi dhënë disa opsione lojtarëve, po shikojmë mundësinë që me mirëkuptim, edhe ato të vazhdojnë aktivizimin në këtë fazë të dytë të sezonit, dhe për këtë jemi në pritje të vendimeve përkatëse që pritet të jenë në dobi të të dy palëve.”, është shprehur Xhaferi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img